“Poshtë qeverisë e oligarkëve”, qytetarët për të tretën ditë protestë para Kryeministrisë, kërkojnë uljen e çmimeve
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, qindra qytetarë kanë marshuar drejt Kryeministrisë .
Me pankarta në duar ku thuhet “Poshtë qeverisë e oligarkëve”, qytetarë e aktivistë, kanë nisur protestën para Kryeministrisë, kundër rritjes së naftës dhe çmimeve të produkteve.
Ata kërkojnë që Kryeministri të mbajë përgjegjësinë dhe të drejtojë vendin në mënyrën e duhur.
“Jemi vend prodhues i energjisë, jemi vend prodhues i energjisë elektrike. Jemi viktimë e korrupsionit. Ku shkon nafta jonë. Kam lënë makinën në shtëpi që 3 ditë, nuk e marrë dot makinën. Kjo është papërgjegjësi e shtetit. Kush do mbajë përgjegjësi. I dhamë timonin si po na drejton. Kam në lagjen time që janë pa bukë. Kryeministri mos të tregohet arrogantë, por të tregohet i kujdesshëm. “- shprehen qytetarët.
“Duhen marrë ca masa që ky vend të mos ketë kequshqyerje dhe njerëz që vuajnë. Kjo gjendje që jemi sot ka shumë kohë që ka filluar.” – thotë një qytetare tjetër.
Po ashtu në orën 17:00 protesta ka nisur, në Berat edhe në Durrës, ku pritet dhe bllokimi i rrugëve kryesore.
Për të tretën ditë me radhë në të gjitha qytetet e vendit po vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimeve.
