Protestë para Kryeministrisë për çmimin e karburanteve, taksistët: Tregu i mbingopur të mos jepen më licenca

Taksitë të mbledhur nga e gjithë Shqipëria marshuan në rrugët e Tiranës. Ata i kërkojnë Qeverisë dhe Bashkisë të ule akcizën dhe TVSh-në ndërsa paralajmëruan se do të rrisin çmimin për pasagjerët.  Bënë thirrje që të mos te jepen me licenca të shërbimit taksi për shkak te konkurrencës së lartë.

Gëzim Bardhi, taksist prej më shumë se 20 vitesh nuk doli në punë të premten.

Kyçi mjetin për të protestuar për vështirësitë që po ndesh në punë kohët e fundit.

“Në rast se para një jave me 50 mijë lekë merrnim 29 litra, sot me  çmimin që është marrim 21 litra”.

Me këtë zanat ka rritur fëmijët dhe ka mbajtur familjen. Sot fitimet për të dhe gjithë kolegët janë më të ulëta ndaj kërkon nga Bashkia rritje të çmimit te biletës.

“Në këto momente që nafta është në këtë lloj niveli, i kemi propozuar qeverisë që n të përdorim edhe në ditë të zakonshme, tarifën e natës, dhe atë të festave. Kjo është 50 lekë më shumë se e zakonshmja.”

Për të njëjtat halle u mblodhën para Kryeministrisë me qindra taksistë.

Ata thanë se shërbimi që ofrojnë ka të njëjtin çmim të 11 viteve më parë ndaj e konsiderojnë domosdoshmëri rishikimin e tarifave.

“Asokohe ka qenë nafta ka qenë 50 lekë të vjetra, sot është 270 lekë dhe paguajmë tarifa që janë qesharake.”

“Pra 10 ditësh ishte 19 mijë lekë dita e taksistit për naftën, sot është 27.”

Në Tiranë punojnë mbi 1 mijë e 500 taksistë, numër i lartë krahasuar me popullsinë. Protestuesit bën thirrje që të ndërpritet dhënia e licencave pasi tregu po mbingopet.

“Çdo qytetarë mund të ble një makinë dhe të dalë me taksi, kur në Europë është për 1 mijë banorë 1 taksi.”

Kanë dyshime se Bashkia Tiranë nuk i dëgjon dhe ndihmon për të favorizuar kompanitë private.

“Po Bashkisë nuk i ka ra mendja këtu sepse ka ca oligarkë me ca kompani fantazmë.”

Nga selia e qeverisë marshuan drejt Bashkisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë.

Paralajmëruan se nëse institucionet nuk do të reagojnë ndaj shqetësimeve të ngritura do të protestojnë sërish.