Falsifikoi dokumentet për të nxjerrë lejen e legalizimit, arrestohet punonjësi i ASHK në Vlorë
Një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” është arrestuar nga policia e Vlorës.
Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi i H.Gj, 48 vjeç banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë, Himarë, se shtetasi H. Gj., punonjës i ASHK Vlorë, duke falsifikuar disa dokumente për një pronë në Himarë, me anë të mashtrimit, ka nxjerrë lejen e legalizimit në emrin e tij dhe ka filluar të ndërtojë në këtë pronë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
