U përplas me policinë, Spaho për Ora News: Kam dalë si qytetar në protestë, ndërhyrja e efektivëve e jashtëligjshme
Deputeti Edmon Sapho pas përplasjes me policinë tha për Ora News se nuk është aspak normale prezenca e policisë.
Spaho: Pengesat që po na vënë për të protestuar janë të jashtëligjshme. Është e drejta e qytetarëve që të protestojnë për problemet që kanë. Ne as po prishim, as po thyejmë, thjesht duam të shprehim zemërimin për rritjen e pandalshme të taksave dhe çmimeve. Qytetarët nuk përballojnë dot jetën. Kjo është krejt normale që të protestojnë, anormale janë veprimet e qeverisë që nuk kujtohet për njerëzit dhe i përball me policinë.
A do vijoni me protesta?
Spaho: Deri sa problemet që shqetësojnë qytetarët të marrin zgjidhje. Ne e kuptojmë situatën por papërgjegjshmëria me të cilën i është përgjigjur qeveria është skandaloze. T'i thuash njerëzve mos shkoni me makinë për të marrë bukë, ose çmimet janë rritur dhe do të rriten edhe në të ardhmen kjo është mungesë përgjegjësie. Detyra e qeverisë është të marrë masa. Siç kanë vepruar qeveritë e tjera në rajon. Kanë marrë masa për të zbutur dhimbjen e qytetarëve, qeveria jonë vetëm thotë do rriten çmimet. Unë nuk jam si përfaqësues i ndonjë partie politike, jam si qytetar.
Nga informacionet e deritanishme nuk ka persona të shoqëruar nga policia.
