"Mos më prek me dorë, këtu do rri", deputeti Edmond Spaho në protestë, përplaset me policinë e Korçës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 13:08
Qytetarët e Korçës janë ngritur në protestë pasditen e sotme, 11 mars kundër rritjes së çmimeve. Kauzës së tyre i është bashkuar edhe deputeti demokrat Edmond Spaho, i pozicionuar në krah të Sali Berishës, në Grupin e Rithemelimit.
Ai nuk është lejuar të dalë në bulevard. Në videot e sigurua nga Ora News, deputeti Spaho shihet teksa përplaset me forcat e policisë.
"Këtu do rri, mos më prek mua me dorë", dëgjohet t'i thotë forcave të policisë.
Efektivët i bëjnë thirrje qytetarëve që të largohen në rrugë dhe mos bllokojnë qarkullimin e automjeteve.