Vox Pop/ Sa kushton sot një lidhje? "Kanë vdekur burrat që paguanin dhe të mbanin si princeshë"

Nëse dikur prindërit tanë të sapo lidhur shëtisnin, pinin kafe apo shkonin në kinema, sot sa kushton lidhja?

Kjo ishte tema në rubrikën Vox Pop me Enkin në RTV Ora.

"Të shkon shumë edhe pse tashmë meshkujt janë bërë shumë kurnacë sepse dikur e lëshonin më shumë paranë."

"Unë dhe shoku im ja kemi pirë gjakun femrave, nuk kemi shpenzuar asnjëherë lekë."

"S'ka rëndësi çmimi, mjafton sinqeriteti."

"Lidhja është shumë e shtrenjtë, por tani që është rritur nafta nuk i gënjen dot vajzat me një xhiro me makinë. Se dikur thoshe nuk ulemi në kafe hajde bëjmë një xhiro me makinë."

"Respekti ndaj femrave duhet të jetë real, nuk ka rëndësi kush paguan, por të jetë e sinqertë.

"Gratë më shumë paguajnë më shumë me dashnoret se sa me gratë e tyre."

"Kanë vdekur ata burra që paguanin dhe të mbanin si princeshë në pëllëmbë të dorës."

"Tani paguajnë gratë se burrat nuk kanë më para."

"Sot kushton shumë një lidhje."

"Mua mi paguan e dashura darkat, e kam pak më të madhe se vetja dhe është e çmendur për mua. Nuk do t'ia dijë për lekët."

"Unë kam të dashurën që mi paguan të gjitha. Ajo ka babin shumë të pasur, i vjedh lekë atij dhe mi jep mua."

"Dikur paguanin meshkujt e sot femrat, sepse meshkujt janë bërë si femra, po kërkojnë burra."

"Do doja të kisha mundësi t'ia plotësoja ët gjitha gjërat partneresh time, por unë nuk i kam mundësitë dhe ajo nuk ndihet fare."

"Meshkujt duan që mishi të piqet në hell por të mos digjet. Harrojnë që femrat duan përkushtim."

"Ju vajzaa vetëm te lekët e keni mendjen, pro kur vjen puna për dashuri ta jepni me pikatore."