"Policia në një anë, bashkia në tjetrën", shoferët e Fierit nuk lejohen të hyjnë në qytet: Vetëm vënë gjoba!

Me gjobat në dorë, shoferët e autobusëve të shkollave në Fier protestuan para bashkisë.

Ata thanë se një urdhër i bashkisë i ndalon ato që të futen brenda qytetit.

"Nuk mund ta përballojmë dot këtë."

Urdhrin e konsiderojnë absurd, pasi sipas tyre nxënësit nuk mund t’i lënë në rrugë.

"Mos të hyjë autobusi i nxënësve në Fier brenda, për çfarë e mbajmë certifikatën aty? Unë e kam të specifikuar për nxënës shkolle."

Veç problemeve me rritjen e çmimeve, ata thonë se tanimë duhet të përballen edhe me bashkinë, e cila nuk i lejon që ata të qarkullojnë nëpër qytet.

"260 litri i naftës, policia në një krah, bashkia në një krah. Tani çfarë të bëjmë ne?"
Shoferët thanë se duan orare specifike për lëvizjen kur dërgohen nxënësit në shkollë dhe kur të mbarojë mësimi.

"Ne kemi 10 vjet me këtë linjë, jemi taksa pagues të shteti shqiptar. Kemi kaq kohë që punojmë, na del një urdhër që thotë nuk do hyni më në qytet. Ne nuk duam të bredhim gjithë ditën në qytet. Ne duam me orar, kur marrim nxënësit që ne të hyjmë dhe të dalim në qytet. Ne i marrim nxënësit nëpër shtëpi, ai është fëmijë. Kemi autobusa 10-20 vendësh dhe nuk hyjmë dot në qytet. Nuk na sqaron njeri, vetëm gjoba. Nuk na pret njeri, kemi bërë kërkesë të drejtoria e transportit nuk na japin përgjigje. Nëse nuk merren masa, të martën nuk marrim asnjë nxënës ta çojmë në shkollë. Nuk kemi lekë, vetëm gjoba. Mirë nafta që na rëndon, pro na rëndojnë dhe këta. Kjo është për turp."

Pas një takimi në Bashki shoferët thanë se është arritur një dakordësi me zyrtarët për të vijuar punën.

"Morëm fjalën që do gjejmë zgjidhje por sa e vërtetë dhe kur do përfundojë kjo punë nuk dihet."

"Policia në një anë, bashkia në tjetrën",