Lezhën po e “mbulon” hashashi, rastet e kultivimit të narkotikeve u dyfishuan në 2021

Të dhënat tregojnë se rastet e kultivimit të bimëve narkotike u dyfishuan në qarkun e Lezhës përgjatë vitit 2021, dhe tendenca është në rritje. Përballë kësaj situate, prefekti ngre alarmin se dështimi i hetimeve dhe përfshirja e zyrtarëve u kanë hapur rrugë kultivuesve të hashashit.

Lezha është një prej qarqeve ku kultivimi i bimëve narkotike po njeh rritje.

Rastet e kultivimit shënuan dyfishim gjatë vitit 2021 dhe tendenca mbetet e tillë edhe për këtë vit.

Prefekti i Gjok Jaku në mbledhjen e taks forcës anti kanabis ngriti alarmin.

"Dy vitet e fundit ka një numër të shtuar rastesh të kultivimit të bimëve narkotike", tha Jaku.

Situata sipas prefektit të Lezhës dëshmojnë dështimin e institucioneve në parandalim dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

"Kjo tendencë është në rritje. Nga ana tjetër duhet ta them që ën dijeninë time numri i rasteve që është hetuar me themel dhe kanë shkuar para drejtësisë është shumë i kufizuar në raport me masën e bimëve narkotike që janë gjetur", tha Jaku.

Kur hetimet e policisë e Prokurorisë kanë qenë të plota, kanë provuar se në disa zona kultivimi I bimëve narkotike bëhet me bekimin e zyrtarëve lokalë.

"Përfaqësues të pushtetit kanë qenë të implikuar drejtpërsëdrejti apo dhe jo drejtpërsëdrejti përmes mosveprimit të tyre", tha Jaku.

Aktiviteti i kultivimit të bimëve narkotike është më prezent në zonat malore të qarkut të Lezhës ku tashmë janë konfirmuar si realitet edhe shtëpitë e barit.