Studentët e UBT ndalojnë para Ministrisë së Arsimit, thërrasin: "Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve"
Ora 13:37 Studentët janë ndaluar para ministrisë së Arsimit dhe thërrasin: "Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve"
Ora 12: 34 Bojkotojnë mësimin dalin në protestë. Marshojnë drejt sheshit "Skënderbej"
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protestë ditën e sotme kundër rritje së çmimeve.
Ata fillimisht bllokuan rrugën në Institut dhe më pas vijuan marshimin drejt sheshit "Skënderbej"
Janë rreth 400 studentë të cilët janë nisur nga UBT drejt sheshit "Skënderbej" raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj i cili po ndjek nga afër të gjithë protestën.
Edhe në rrugën e Durrësit policia u përpoq që të orientonte lëvizjen e protestuesve në trotuare duke mos lejuar të bllokojnë rrugën e makinave.
Forcat "Shqiponja" me motor u munduan të mbajnë të hapur një korsi për makinat ndërsa shoqëronib studentët protestues.
Në protestat e zhvilluara ditën e djeshme në të gjithë vendin janë arrestuar 30 persona, janë në hetim 118 qytetarë dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë.
Ata akuzohen se kanë bllokuar rrugën dhe duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve.
