Sekuestrohen mbi 3 kg kanabis dhe një armë gjaku, një i arrestuar në Tepelenë

Policia e Tepelenës ka sekuestruar 3 kilogramë e 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa lejen përkatëse dhe ka vënë në pranga poseduesin.

Blutë bëjnë me dije se bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në fshatin Xhafaj, Memaliaj, shtetasi B. K. posedonte lëndë narkotike, ushtruan kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. K., u gjetën 3.75 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa lejen përkatëse.  

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., banues në fshatin Xhafaj, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".