Mbërrin në Ukrainë snajperisti më i mirë në botë, do luftojë kundër Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 16:28
Një nga 'snajperistët më të mirë në botë' është zotuar se do të përballet me trupat e Putinit.
Gjuajtësi misterioz, i njohur vetëm me pseudonimin ‘Wali’ – i është përgjigjur thirrjes së presidentit Volodymyr Zelensky që t’i bashkohet ushtarëve ukrainas kundër rusëve.
Emri i tij përkthehet në "mbrojtës" ose "kujdestar" në arabisht.
40-vjeçari kishte punuar si programues kompjuteri.
Wali, një veteran i Regjimentit të 22-të Mbretëror Kanadez, tha se kishte humbur edhe ditëlindjen e parë të djalit të tij, pasi u nis drejt Ukrainës, për të luftuar.
Ëali ka qenë në zonën e luftës për më shumë se një javë.
