Çavusoglu: Korridoret humanitare duhet të jenë të hapura dhe pa asnjë pengesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 14:15
Ministri i Jashtëm turk, Çavusoglu deklaroi se në takimin trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë në Antalya u bisedua edhe mundësia e një takimi Putin-Zelensky.
"Theksuam se korridoret humanitare duhet të jenë të hapura dhe pa asnjë pengesë" tha Çavuşoğlu duke shtuar se pala ukrainase ka përsëritur kërkesën e saj që Turqia të jetë vend garantues, citon agjencia Anadolu.
Turqia ka marrë pozicionin e “neutralitetit aktiv” siç e cilëson vetë ajo, në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Këto janë bisedimet e para të nivelit të lartë që zhvillohen mes palëve që se ka nisur lufta prej dy javësh.