Meteori 58-milion vjeçar, krateri gjigant nën akullin e Groenlandës më i vjetër se sa mendohej

Mosha e një krateri meteori me gjerësi 31 kilometra, të zbuluar nën një kilometër akulli të Groenlandës, i ka mahnitur prej kohësh shkencëtarët. Ata kanë zbuluar duke analizuar kraterin Hiawatha, se meteori i cili u përplas në Tokë vetëm disa milionë vjet pasi dinosaurët u zhdukën, daton rreth 58 milionë vjet më parë.

Meteori që goditi akullnajën e Groenlandës mijëra vjet më parë, është datuar përfundimisht nga ekspertët se është shumë vjet më i vjetër nga sa besohej. Duke analizuar gjendjen e kraterit Hiawatha, mendohej se meteori mund të kishte goditur rreth 13,000 vjet më parë. Në fakt, ekspertët kanë dalë në përfundimin se ai u përplas në Tokë vetëm disa milionë vjet pasi dinosaurët u zhdukën, rreth 58 milionë vjet më parë.

"Datimi ka qenë veçanërisht i vështirë për t'u përcaktuar, kështu që jemi shumë të kënaqur që dy laboratorë në Danimarkë dhe Suedi, duke përdorur metoda të ndryshme datimi arritën në të njëjtin përfundim. Unë jam i bindur se ne kemi përcaktuar moshën e kraterit, e cila është shumë më e vjetër nga sa mendonin shumë njerëz dikur”, tha Michael Storey, kreu i gjeologjisë në Muzeun e Historisë Natyrore të Danimarkës.

Kur asteroidi goditi tokën, Arktiku u mbulua me një pyll të butë tropikal me temperatura 20 gradë Celsius. Krateri Hiawatha mund të gëlltisë Uashington DC dhe është më i madh se rreth 90% e afërsisht 200 kratereve të ndikimit të njohur më parë në Tokë.

Për datën e goditjes, studiuesit mblodhën rërë dhe shkëmbinj nga lumenjtë që rrjedhin nga akullnaja. Këto mostra ishin ngrohur nga ndikimi i meteorit. Ata u datuan duke përdorur teknika që zbulojnë prishjen natyrale të radioizotopeve natyrore që gjenden në shkëmb. Teknika tregoi një datë rreth 58 milionë vjet më parë.