Zelensky: Pushtimi do tu kthehet pas liderave rus, do të shkojnë në gjykatë për krime lufte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 16:02
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka thënë liderëve rusë se pushtimi i vendit të tyre në Ukrainë do tu kthehet pas.
Ai theksoi se një veprim i tillë do t’i çojë ata në gjykatë për krime lufte dhe duke i bërë njerëzit e tyre që t'i urrejnë.
"Ju patjetër do të ndiqeni penalisht për bashkëpunim në krime lufte," tha Zelenskyy në një përmes një videoje.
“Dhe atëherë do të jeni të urryer nga qytetarët rusë – këdo që keni mashtruar vazhdimisht, çdo ditë, për shumë vite me radhë, kur të ndjejnë pasojat e gënjeshtrave tuaja në kuletat e tyre, në të ardhmen e vjedhur të fëmijëve rusë.”

