Ngadalësohet avancimi rus në Ukrainë, Kievi: Forcat ushtarake janë ndalur në kryeqytet
Pas dy javësh luftime në Ukrainë, avancimi i forcave ruse duket se është ngadalësuar, të paktën siç pretendon edhe pala ukrainase. Rusia është ndalur në Kiev dhe në disa qytete të tjera, ndërsa prej 2 ditësh është vendosur edhe regjimi i armëpushimit.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se avancimi i forcave ruse është ngadalësuar.
Stafi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka publikuar përditësimin lidhur me avancimin e Rusisë në Ukrainë.
Sipas palës ukrainase, avancimi i Rusisë në kryeqytetin e Kievit është ndaluar.
Në lindje të Ukrainës, forcat mbrojtëse vijojnë të pengojnë ofensivën ruse në Donetsk, rajon i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Ushtria ruse ka marrë nën kontroll qytetin e Harkivit dhe Okhtirkas.
Në jug, mbrojtja e portit të qytetit të Mariupollit vijon.
Forcat ukrainase gjithashtu kanë larguar ofensivën ruse në drejtim të rajonit të Kersonit.
Në dy ditët që lamë pas, avionët ushtarakë të Ukrainës dhe raketat anti-ajrore kanë shkatërruar 4 avionë dhe 2 helikopterë rusë.
Ukraina pretendon se afro 6000 ushtarë rusë janë vrarë në vend që prej fillimit të konfliktit.
Rusia nuk ka dhënë të dhëna ditët e fundit por insiston se shifrat e rusëve të vrarë janë 10 herë më të ulëta.
