OBSH: 18 spitale të shkatërruar në Ukrainë nga sulmi rus
Mbrëmjen e së mërkurës është shkatërruar spitali i tetëmbëdhjetë në Ukrainë, për pasojë tre persona përfshirë një fëmijë humbën jetën në një zonë ku ishte shpallur armëpushimi për evakuimin e civilëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë pretendon se 18 spitale janë sulmuar nga Rusia që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në 24 shkurt.
Mbrëmjen e së mërkurës një spital në Mariupoll u shkatërrua pas një sulmi ajror ku humbën jetën 3 persona mes tyre një fëmijë.
Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqeshin të largoheshin nga zona e luftimeve, pasi të dy palët ranë dakord për hapjen e korridoreve humanitare.
Sulmi, për të cilin zyrtarët ukrainas thanë se plagosi të paktën 17 persona, mes tyre edhe gra shtatzëna.
Bashkia e Mariupollit tha se ky është spitali i tretë që Rusia ka shkatërruar në këtë qytet.
Rusia insiston se sulmi u krye nga nacionalistët ukrainas, të cilët evakuuan stafin e spitalit dhe më pas e bombarduan
Bashkia tha se 300 shtretër për pacientët e infektuar me Covid-19 janë shkatërruar nga goditjet me artileri, përfshirë një qendër grumbullimi gjaku.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se ka kryer një krim lufte lidhur me spitalin në Ukrainë.

