"Ne do të merremi me të ardhmen e Ukrainës", Lavrov: Rusia do t'i përballojë sanksionet
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një konference për mediet pas takimit me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba tha se "do të merren me të ardhmen e Ukrainës."
Duke iu përgjigjur Dominic Waghorn të Sky , i cili pyeti se pse ukrainasit duhet ta marrin seriozisht palën ruse duke qenë se ka pushtuar një fqinj, Lavrov tha se ai dëshiron një "Ukrainë që do të ishte paqësore dhe jo krijimin e një shteti nazist."
Ai shtoi se nuk dëshiron një Ukrainë ku gjuha dhe feja ruse është e ndaluar, diçka që ai nënkupton se është inkurajuar nga Perëndimi.
Ai gjithashtu pretendon se kombet perëndimore janë agresive ndaj kulturës ruse dhe vendi i saj në hartën e botës është kërcënuar.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me sanksionet, Lavrov shtoi se Rusia kurrë nuk dëshiron të varet nga SHBA për ndonjë gjë tjetër në të ardhmen dhe se ndëshkimet ekonomike ishin një mënyrë për të minuar vendin.
Zoti Lavrov tha gjithashtu se një armëpushim nuk është diskutuar sot, pavarësisht pritshmërive që do të ndodhte, shkruan Sky News.
Ne do të përballemi me sanksionet ndaj Rusisë, thotë Lavrov
Ministri i Jashtëm tha se presidenti Putin po kujdeset për ekonominë e Rusisë.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp, Sergei Lavrov tha për problemet ekonomike të Rusisë: "Ne do t'i përballojmë ato - ne kemi përballuar vështirësi në të gjitha momentet e historisë sonë".
Ai thotë se Rusia "do të dalë nga kriza me një psikologji dhe ndërgjegje më të mirë".
"Ne nuk kemi iluzione se Perëndimi mund të jetë një partner i besueshëm," vazhdon ai, shkruan BBC.
"Ju siguroj se do t'ia dalim dhe do të bëjmë gjithçka për të mos u mbështetur kurrë te Perëndimi, në asnjë fushë të jetës sonë."
