Përfundon takimi Lavrov-Kuleba, ministri ukrainas: Rusia do vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat
Ka përfunduar takimi mes ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov dhe atij ukrainas Dmitry Kuleba.
Ministri i jashtëm i Ukrainës deklaroi pas takimit se negociatat me Lavrorin në Antalia ishin të vështira por shtoi se është gati të takohet sërish me homologun e tij rus Sergei Lavrov nëse ka perspektiva për një "diskutim thelbësor".
Ai tha se narrativa e gjerë nga Lavrov gjatë takimit të tyre ishte se Rusia do të vazhdojë agresionin e saj derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e tyre.
Ai tha se nuk ishte "e lehtë" të bisedohej me Lavrov gjatë takimit të tyre - duke shtuar se furnizimet ushtarake për Ukrainën nuk u diskutuan.
Kuleba tha se problemi më i madh me të cilin përballet vendi i tij është situata në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, i cili është goditur nga granatimet dhe shkatërrimet intensive nga forcat ruse.
Ai tha në konferencën për shtyp se nuk ka përparim për armëpushim dhe se Ukraina ka dy detyra; organizimin e një korridori humanitar nga Mariupol dhe arritjen e një armëpushimi 24-orësh.
"Përshtypja ime është se Rusia nuk është dakord në këtë pikë për të vendosur një armëpushim," tha ai.
Ai thotë se shpreson se Rusia do të lejojë një korridor humanitar jashtë qytetit.
Kuleba tha gjithashtu se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën nëse vendi që filloi agresionin "nuk ka dëshirë ta bëjë këtë".
Ai tha se lista e kërkesave të Lavrov "është dorëzim" dhe se ai shpreson se homologu i tij rus do të vazhdojë bisedën e tyre me qeverinë dhe ushtrinë ruse - dhe do të dëgjojë lutjen e civilëve ukrainas, shkruan Sky News.
