"Besoj te përgjegjshmëria e Bashës", Frrokaj: Të nxjerrim shkaqet e humbjes së 6 marsit, pastaj do reagojë korrekt

Ish-kreu i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, beson te përgjegjshmëria e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Ndërsa foli për gazetarët para mbledhjes së Bashës me Kryesinë e kryetarët e degëve, Frrokaj tha se pas analizës së 6 marsit Basha do të reagojë korrekt.

"Basha duhet të bëjë një analizë, të nxjerrim shkaqet pastaj besoj te përgjegjshmëria e tij, do të reagojë korrekt".

Deklaratën e Bashës se nuk ka humbur asnjë garë elektorale si kryetar i PD-së, Frrokaj tha se nuk e kishte dëgjuar.

"Do ta dëgjoj e bëj koment".