6 marsi lëkund Bashën, kreu i PD-së mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2022, 17:15
Një ditë pas mbledhjes me grupin parlamentar, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë dhe kryetarët e degëve.
Fokusi i diskutimi mbetet i njëjtë, humbja e zgjedhjeve në 6 bashkitë me 6 mars.
Takimi vjen në një kohë që zërat kundër Bashës janë shtuar, duke i kërkuar dorëheqjen nga kreu i partisë dhe hapjen e një gare për zgjedhjen e kryetarit.
