Dagz dhe PM tregojnë si po shkon planifikimi për dasmën

Dagz & PM janë dy nga personazhet më të dashura për publikun pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother. Të ftuar në studion e Why?Not në RTV Ora dyshja e pandashme tregoi më shumë edhe për lidhjet sentimentale që krijuan brenda shtëpisë. Moderatorja Roza Lati mes batutash i pyeti dhe për planet e dasmës.

Roza Lati: Sa presion ke ngrënë ti PM nga fisi jot se kur do ta bësh dasmën?

PM: Kam ngrënë presion me kilogram. Sidomos familja e ngushtë, mami im u takua me Sarën, po jo në kontekstin që Sarah është nusja e djalit. U takua në kontekstin që Sarah është një prej banoreve që nëna ime e ka pëlqyer shumë dhe u takua si fanse e Sarës. E ka parë me atë sy, jo me syrin kjo është nusja e djalit tim.

Roza Lati: Po Dagz me Einxhel?

Dagz: E vetmja luftë që u dorëzua.

PM: E vetmja luftë që Einxhel u dorëzua  është njohja m Dagz (qesh).

Dagz: Po prapë ishte një luftë që edhe pse u dorëzua, fitoi. Fisi im besoj e duan dhe e presin, por nuk më bëjnë presion.