Ja cila është kënga me famë botërore e Dj Dagz dhe PM

Kënga e Dj Dagz dhe PM në bashkëpunim me Fifin e titulluar "Hana" ka marrë famë botërore pasi është renditur e 27-ta në listën e këngëve botërore më të famshme. Dyshja më e famshme e momentit, Dagz & PM të ftuar në Why?Not në RTV Ora treguan se si e kanë pritur këtë fakt.

PM: Ne kemi një grup ku kemi folur në WhatsApp rreth bashkëpunimit dhe aty në grup Fifi na çoi foton e renditjes. Ka qenë e para dhe ka qarë prej gëzimit, por dhe na është bërë shumë qejfi. Është këngë me tematikë artistike.

Dagz: Mbi të gjitha është një këngë pozitive. Është një temë që dikush dikë e do shumë dhe ja ka ndrequr jetën.