Kaos në Ukrainë, mbi 60 spitale ukrainase jashtë funksionit, u sulmuan nga rusët

Gjashtëdhjetë e një spitale në Ukrainë nuk janë funksionale për shkak të sulmeve nga forcat ruse.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë Viktor Lyashko.

"Terroristët nga vendi agresor kanë nxjerrë jashtë funksionit 61 spitale," tha ai në televizion, duke shtuar se autoritetet nuk ishin në gjendje të dërgonin furnizime mjekësore për mjekët dhe infermierët për shkak të mungesës së "korridoreve humanitare".

Nga ana tjetër Rusia mohon të ketë sulmuar  civilë.