Zelensky thotë se një fëmijë ka vdekur nga dehidratimi në Mariupol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2022, 12:51
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se një fëmijë ka vdekur nga dehidratimi në Mariupol në mes të ofensivës së Rusisë.
“Është hera e parë, rasti i parë kur një fëmijë vdes për shkak të dehidrimit”, tha Zelensky në një video duke e krahasuar krizën humanitare të Ukrainës me atë të krijuar nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mariupuli ëhstë bombarduar rëndë nga forcat ruse. Qyteti ka ditë që nuk ka ujë, energji apo ngrohje.
Al Jazeera nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur vdekjen e raportuar nga Presidenti.
