Dy vogëlushe ukrainase po kurohen në spitalin e Romës, Sofia u plagos nga bombardimet, Anastasia me tumor në tru
Refugjatët ukrainas mbërrijnë në Itali përmes kufirt italo-slloven, në rajonin Friuli Venezia Giulia e ku çdo ditë hyjnë me dhjetra autobusë të nisur nga Polonia, që më pas ngarkohen me ushqime, barna mjekësorë e veshje për pupullsinë ukrainase e udhëtojnë drejt kufirit polak.
Përmes një kanali humanitar ka mbërritur pak orë më parë në Romë, Sofia, një vogëlushe 13 vjeçare ukrainase e plagosur gjatë bombardimeve në Kiev, ku humbi të gjithë familjen motrën e vëllain më të vogël.13 vjeçarje është operuar me urgjencë në spitalin San Kamilo të Romës e është ende në repartin e terapisë intesive.
Mbi 2400 km ka zgjatur udhëtimi nga Ukraina në Itali, i një tjetër vogëlusheje me emrin Anastasia 9 vjeçe. E sëmurë me tumor në tru është operuar me urgjencë pak ditë më parë në një spital lufte në Kiev, e apeli i ndihmës lëshuar nga mjekët urkainas ka mundësuar një kanal udhëtimi emergjencë për të drejt Romës.
Anastasia është shtruar në repartin e pediatrisë po në spitalin San Rafaelle të Romës e po kurohet me terapinë post operacionit e kura të specializuara.
"Mjekët ukrainas kanë mundur të heqi tumorin në tru, por që ka prekur nervin faciale", informon spitali San Rafaelle me një notë publike.
Ndërkohë organizata e shoqata humanitare italiane informojnë për emergjencën e strehimit e shpërndarjes në territor të majft fëmijëve jetimë të mbrritur në Itali nga institute e jetimore të bombarduara nga lufta.
Janë mbi 60 fëmijë jetimë ukrainas të moshës 6 e 12 vjeç që kanë hyrë në territorin italian gjatë ditëve të fundit, po organizohet shpërndarja.
