Gjermania dhe Hungaria nuk i mbështesin sanksionet ndaj gazit dhe naftës ruse

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Evropa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.

Energjia u la qëllimisht jashtë raundeve të mëparshme të sanksioneve, tha Scholz në një njoftim për shtyp të hënën, duke shtuar se energjia e Rusisë ka rëndësi thelbësore për jetën e përgjithshme të qytetarëve të saj.

Ndërkohë, ministri hungarez i financave Mihaly Varga tha se qeveria e tij nuk do të mbështesë asnjë sanksion ndaj energjisë ruse.

Në një video në Facebook të postuar të hënën, ai foli për dëmin thelbësor që sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë kanë pasur në ekonominë e saj.

“Ata që kërkojnë zgjerimin e sanksioneve, duan që populli hungarez të paguajë çmimin e luftës”.

BE-ja mbështetet tek Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz dhe rreth 27% të importeve të naftës.

Kur u pyet për potencialin për sanksione ndaj energjisë ruse në një konferencë shtypi të hënën, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se opsionet që ishin të paimagjinueshme tre javë më parë, tani janë në tryezë.

“Duhet të mendojmë se si të gjithë mund të largohemi sa më shpejt që të jetë e mundur nga varësia nga hidrokarburet, nafta dhe gazi rus. Të gjithë po e bëjnë këtë. Të gjithë janë në të njëjtin drejtim” shtoi ai.

Të dielën, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se SHBA po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin agresor.