Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, pak përparim për korridoret humanitare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 18:59
Negociatat e delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi përfunduan, tha Ambasada ruse.
Një anëtar i delegacionit ukrainas tha se ka pak përparim në përmirësimin e korridoreve humanitare.
Ky ishte raundi i tretë i bisedimeve mes tre palëve.
Gjatë orëve të fundit, pavarësisht se Rusia ra dakord për një armëpushim që do të lejonte civilët të largoheshin nga Kievi dhe qytetet e tjera të mëdha, ajo vazhdoi të bombardonte.
Ndërkohë OKB ka bërë thirrje për hetim të vrasjes së negociatorit ukrainas Kireev në Kiev.
