Kancelari gjerman: Importet ruse të energjisë 'thelbësore' për jetën e përditshme të evropianëve

Nafta dhe gazi rus nuk do të jenë në listën e sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës për të ndalur revanshin rus kundërUkrainës. Paralajmërimi u dha nga kancelari gjerman Olaf këtë të hënë.

Sipas Scholz, një masë e tillë mund të rrezikojë sigurinë energjetike të Evropës.

“Evropa ka përjashtuar qëllimisht nga sanksionet furnizimet me energji nga Rusia”, tha Scholz në një deklaratë.

"Furnizimi i Evropës me energji për prodhimin e ngrohjes, lëvizshmërinë, furnizimin me energji elektrike dhe industrinë nuk mund të sigurohet në asnjë mënyrë tjetër për momentin. Prandaj është me rëndësi thelbësore për ofrimin e shërbimeve publike dhe jetën e përditshme të qytetarëve tanë."