BE do të diskutojë kërkesën e anëtarësimit të Ukrainës në bllok këtë javë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 14:57
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për tu bashkuar me bllokun 27-vendësh në ditët në vijim, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.
"Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura. Ne do të diskutojmë kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në ditët në vijim", shkroi Michel në Twitter.
Udhëheqësit e BE kanë planifikuar të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe ofertën e vendit për t u bashkuar me bllokun në një samit jozyrtar në Paris të enjten.
Continued close contact with President @ZelenskyyUa
— Charles Michel (@eucopresident) March 7, 2022
The #EU stands firmly by #Ukraine’s side in efforts to alleviate humanitarian suffering inflicted by Russia’s aggression and ensure nuclear safety.