Zyrtari i mbrojtjes amerikane: Forcat ruse kanë rritur bombardimet në qytetet kryesore të Ukrainës
Forcat ruse janë duke rritur bombardimet ndaj qyteteve të mëdha të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv, Kiev dhe Chernihiv, si dhe Mykolaiv dhe Mariupol në jug, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
“Ne sigurisht kemi vërejtur rritje në ato që ne i quajmë sulme me rreze të gjatë, bombardime, sulme me raketa, artileri, si dhe me raketa, dhe ne vlerësojmë se këto sulme po godasin objektiva civilë, infrastrukturë e zona të banuara,” tha ai.
Nuk është e qartë nëse rusët po godasin objektivat civile qëllimisht ose nëse ato janë rezultat i pasaktësive, por e qartë se po ndodh, bëri me dje zyrtari.
"Kjo po ndodh në një shkallë më të madhe dhe është një dëshmi e natyrës së pamatur me të cilën rusët po e përhapin këtë pushtim," shtoi zyrtari.

