'E gjithë bota do jetë ndryshe, edhe Rusia" Miliarderët rusë bëjnë thirrje për paqe
Vladimir Lisin, një miliarder rus ka bërë thirrje për paqe dhe gjetjen e një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukainë, shkruan në një letër të hapur drejtuar ar punonjësve të prodhuesit rus të çelikut NLMK.
Lisin, drejtuesi i NLMK’ dhe aksioneri kryesor shkruan në një letër të cilën e ka postuar në rrjetet sociale nga një punonjës, se jetët e humbura në Ukrainë ishin një tragjedi që vështirë të justifikohet.
Vërejtjet e tij erdhën pasi miliarderi rus Oleg Deripaska, themeluesi i gjigantit rus të aluminit Rusal, tha gjithashtu se paqja ishte e nevojshme sa më shpejt që të ishte e mundur.
"Ne kemi nevojë për paqe sa më shpejt të jetë e mundur," tha Deripaska. “E gjithë bota do të jetë ndryshe pas këtyre ngjarjeve dhe Rusia do të jetë ndryshe”.
