Shisnin drogë për llogari të dikujt tjetër, çifti shqiptar bie në kurthin e policisë greke, ja çfarë u sekuestrua
Një çift shqiptarësh është arrestuar në Greqi, pasi janë kapur duke i shitur një sasi kanabisi, një 40-vjeçari.
Ata janë kapur në flagrancë nga autoritetet, duke i dhënë kanabisin 40-vjeçarit, pa e ditur se po vëzhgoheshin.
Sipas mediave greke, çifti shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur janë shprehur se trafikimin e kanë bërë për llogari të një 61-vjeçari, i cili u gjet nga policia.
Kjo e fundit ka kryer kontrolle në në shtëpinë e çiftit ku kanë gjetur dhe sekuestrua: 70 098 gramë drogë, 4 peshore precize, kruajtëse metalike, kavanoza, shirita plastikë dhe një mori pakosh shpërndarëse najloni, në vlerën 3120 euro, 2 makina dhe 9 celularë.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe blerësi i 40-vjeçar.
Mirëpo, ajo që u ka bërë përshtypje oficerëve të Prokurorisë së Drogës ishte paketimi i drogës në thasë hermetik, pasi nuk e kishin hasur asnjëherë më parë një paketim të tillë.
Vlera totale e drogës arrin në rreth 250 mijë euro. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.
