Garë e fortë në Shkodër mes PS dhe Shtëpisë së Lirisë. Bardh Spahia kryeson, PD e fundit
Në bashkinë e Shkodrës deri në orën 08:15 minuta janë numëruar 148 nga 250 Qendra votimi.
Gara kryesohet nga kandidati i koalicionit "Shtëpia e Lirisë", Bardh Spahia me 12740 vota i ndjekur nga kandidatja e PS Majlinda Angoni me 11339. Partia Demokratike e përfaqësuar nga Xhemal Bushati renditet e fundit me 4510.
Rezultatet deri në 08:15
PS - 11339 vota, 39.66 %
PD - 4510 vota, 15.78 %
Shtëpia e Lirisë -12740 vota, 44.56 %

Përfundon numërimi në KZAZ numër 5 në Shkodër
Shpërndarja e votave të vlefshme
Majlinda Angoni i PS-së 104 vota
Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë 93 vota
Xhemal Bushati i PD 37 vota
Vota të pavlefshme 6
Numërimi është mbyllur në bashkinë e Vorës dhe Rrogozhinës të cialt janë fituar nga PS.
Në Vorë kandidati i PS Blerim Shera fitoi me 8431 vota ose 69.39 %. Shtëpia e Lirisë u rendit e dyta me 2956 vota ose 24.33 % dhe PD e fundit me 764 vota ose 6.29 %.
Në Rrogozhinë Edison Memolla i PS fitoi me 5438 vota ose 60.73 %. PD u rendit e dyta me 1966 vota ose 21.96 % dhe Shtëpia e Lirisë e fundit me 1550 ose 17.31 %.
