Trupa të lënë të “vdekur”, 22 të plagosur në dhunën ekstreme në futbollin meksikan

Pamje të trishta na vijnë nga Meksika në ndeshjen Queretaro-Atlas që duhej të ishte një ndeshje futbolli por u shndrrua në një arenë masive përplasjesh mes tifozerive.

Pamje që nuk kanë lidhje aspak me futbollin teksa pamjet janë të rënda dhe mund të shihen trupa të lënë pa ndjenja, të gjakosur por fatmirësisht nuk ka viktima.

Atlas po udhëhiqte 1-0 ndaj vendasve kur në 67’ tifozët zbritën në fushë duke sulmuar njëri tjetrin me skenat e turpshme që zhdukën çdo gjë që lidhet me futbollin.

Policia njoftoi se 2 tifozë janë në gjendje të rëndë teksa priten dënime ekzemplare nga autoritetet ligjore dhe sportive

Më poshtë pamjet e përplasjeve, ju këshillojmë që janë pamje të rënda../Ora News/.