Interi del nga kriza me festival golash. Shkëlqejnë Lautaro e Dzeko (Video)

Që prej 22 Janarit, Interi nuk fitonte në Serinë A. një krizë rezultatesh dhe më së shumti një krizë golash pasi në 400 minuta zikaltërit nuk arrinin të gjenin portën dhe sonte Salernitana erdhi si shpëtim për ta.

Në “San Siro”, Interi bëri detyrën duke rigjetur 3 pikët e më së shumti fitoren me goleadë pasi edhe pse nuk shënonin prej 4 ndeshjesh në Serinë A, mbeteshin ende sulmi më i mirë.

Gjithsesi duke u rikthyer te ndeshja mund të flasim vetëm për Interin që bëri lojën dhe golat por ajo që vlen më shumë janë golat e Lautaros. Bomberi argjentinas rikthehet të shënojë por realizon “hat trick” ndërsa dy të tjerët u realizuan nga Dzeko.

Fitore 5-0 që e çon ekipin e Inzaghit në vendin e parë dhe e pret më i qetë sfidën Napoli-Milan këtë fundjavë./Ora News/.