“Roman Abramovich”/ Tifozët e Chelseat prishin homazhin për Ukrainën, Tuchel i kritikon
Një episod aspak i këndshëm ndodhi sot në Premier League. Para se të niste ndeshja Burnley-Chelsea, tifozët miq ndërprenë një moment solidariteti në mbështetje të Ukrainës kur filluan të brohorasin emrin e pronarit rus Roman Abramovich, i cili njoftoi shitjen e klubit këtë javë.
Në video mund të ndiqni momentin ku tifozët këndojnë "Roman Abramovich" gjatë duartrokitjeve një minutëshe në mbështetje të Ukrainës përpara se ndeshja të startonte.
Chelsea's away support sing Roman Abramovich's name during a minute's applause for the people of Ukraine ????????
— FootballJOE (@FootballJOE) March 5, 2022
Do better. pic.twitter.com/meYHukKaKe
Sjelljen e këtyre tifoëve e kritikoi pas ndeshjes edhe Thomas Tuchel i cili tha se nuk është momenti i duhur për të bërë diçka të tillë. Sipas tij kur kërkohet solidaritet duhet të ketë solidaritet nga të gjithë.
Premier League lëshoi një deklaratë të mërkurën duke dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe njoftoi masat që liga do të merrte për të treguar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës gjatë ndeshjeve të kësaj fundjave./Ora News/.
