Rusia mban prej 3 javësh në burg yllin amerikan të basketbollit dhe askush nuk e dinte!
Dy herë fituese e medaljes së artë olimpike me SHBA-të, 7 herë pjesëmarrëse në All Star Game për femra dhe një nga lojtaret më të suksesshme të basjketbollit amerikan prej 3 javësh po mbahet në burgjet ruse.
Tingëllon çuditshëm kur dëgjon se Brittney Griner një nga yjet e basketit amerikan për femra është në burg dhe askush nuk kishte informacion mbi këtë ngjarje teksa sot është zbuluar se ajo po mbahet për një akuzë të rëndë dhe rrezikon 10 vite burg.
Agjencia TASS e lajmeve, ka konfirmuar se një lojtare profesioniste e basketbollit po mbahet në burg pa dhënë indentitetin teksa insistimi i mediave më pas bëri dhe zbulimin se kush ishte pas hekurave.
Mësohet se Brittney Griner është kapur në bagazhin e saj me vaj hashishi pranë aeroportit të Moskës dhe menjëherë është arrestuar, ngjarje e ndodhur 3 javë më parë dhe sot lajmi është konfirmuar dhe për mediat amerikane.
Ajo ishte një yll i ekipit Phoenix Mercury ndërsa sot luan me ekipin rus, UMMC Ekaterinburg./Ora News/.
