Real Madrid nis arratisjen, dominon edhe Sociedad (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2022, 23:04
Real Madrid kalon një tjetër prove të rëndësishme në kampionat që i hap rrugën drejt titullit. Në “Bernabeu”, djemtë e Ancelottit edhe pse me mungesa arritën të fitonin ndaj Real Sociedad me rezultat të thellë, ndaj një ekipi që gjithmonë kanë patur probleme në fakt.
Ishin pikërisht basket që kaluan të parët në avantazh me Oyarzabal që në 10’ me penallti por ai gol shërbeu si shkëndijë për vendasit që vetëm në pak minuta në 40’ me Camavingan dhe në 43’ me Modriç përmbysën gjithçka.
Pjesa e dytë ishte një tjetër show nga Real Madridi që me Benzema në 76’ dhe Asensio në 79’ mbyllën sfidën me rezultatin 4-1 duke konsoliduar vendin e parë pas ndalimit të Sevillas një ditë më parë./Ora News/.
