Liverpool nuk i ndahet kreut, mjaftohet me fitore 1-0 ndaj West Ham

Nuk ka hap fals nga Liverpool në Premier League. Skuadra e Klopp duhej të përgjigjej pas fitores së Man. City që të ruante diferencën prej 3 pikësh dhe arriti të bënte më së miri edhe pse në mesjavë e pret dueli i kthimit ndaj Interit.

“The Reds” morën maksimumin me rezultat minimal 1-0 ndaj West Ham të cilët po luftojnë nga ana tjetër për në vend mes 4 më të mirëve.

Me formacionin më të mirë, Liverpool e pati disi të vështirë edhe pse kaloi në avantazh me Mane që në minutën e 27’ pasi përgjigja e West Ham nuk vonoi me dy raste shënimi.

Pjesa e dytë ishte e hapur dhe secila skuadër mund të kishte shënuar por në fund është Liverpool që festoon me një fitore minimale dhe që e lë 3 pikë larg Man. Cityt sërish./Ora News/.