Dorëzohen Broja dhe Southampton, Chelsea dhuron spektakël (Video)

Pas katër fitoresh dhe 2 barazimeve, Armando Broja dhe Southampton humbasin. Ishte e natyrshme që do të vinte një disfatë por sot as sulmuesi kuqezi dhe as ekipi i tij nuk ishin aspak në formë, ndoshta shpenzuan shumë në FA Cup në mesjavë.

Në transfertëm me Aston Villan, “Shenjtorët” u dorëzuan 4-0 me një dominim të vendasve teksa Broja dha disa shkëndija që nuk mjaftuan.

Chelsea ndërkohë me Lukakun në stol mori një fitore spektakolare 4-0 në fushën e Burnley ku edhe pse nuk shënoi në pjesën e parë, e bëri plot 4 herë në të dytën. Dy gola realizoi Kai Havertz ndërsa dy të tjerë nga James dhe Pulisiç, një fitore që jep sinjale të forta për “Blutë e Londrës”.

Në sfidat e tjera, Newcastle vijon të tregojë një formë fantastike teksa mposhti 2-1 Brighton ndërsa Wolves u mund 0-2 nga Crystal Palace./Ora News/.