Ndalen kryesuesit, vetëm barazime për Bayern e Leipzig. Shihni golat
Një duel jo pak i rëndësishëm ishte ai mes Bayern Munchen dghe Bayer Leverkusen. Në “Allianz Arena” përballeshin ekipet që janë në tre vendet e para dhe duhet thënë se djemtë e Nagelsmann nuk ishin dhe aq lart.
Si fillim shenoi Niklas Sule në minutën e 18’ për avantazhin e vendasve ndërsa Muller ishte i pafat në 35’ duke shënuar në portën e tij.
Gjithsesi në pjesën e dytë rezultati mbeti po njësoj më shumë për mungesë konkretizimi nga bavarezët sesa për meritë të Leverkusen.
Në ndeshjet e tjera, Leipzig ndali hovin e ndeshjeve të fundit teksa u ndal në barazim 1-1 me Freiburg në një duel për vendin e katërt ndërsa Wolfsburg u rikthye te suksesi pasi mposhti 1-0 Union Berlin. Bochum mposhti 2-1 Greuther dhe Hertha në krizë u mund 1-4 nga Eintracht Frankfurt./Ora News/.
