FOTO/ Beteja e tymueseve në derbin Tirana-Partizani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2022, 21:12
Është derbi i tretë këtë sezon mes Tiranës dhe Partizanit që ndëpritet për shkak të tifozëve.


Edhe në dy përballjet e tjera në Superiore mes dy skuadrave të kryeqytetit ka patur probleme dhe arbitrat kanë ndëprerë ndeshjen disa minuta pasi tifozët ndezën atmosferën me tymuese.

Edhe sonte ndodhi diçka e tillë ku për 2-3 minuta në “Air Albania” nuk mund të shihej asgjë për shkak të tymuese.

Sigurisht që këto sjellje do të jenë objekt i organit të Disiplinës që mund të ndëshkojë të dyja ekipet./Ora News/.
