Messi dhe PSG në “gjumë”, Nice fiton dhe u jep leksion (Video)

 

PSG dhe Pochettino ndoshta e kanë mendjen në Champions League. Në mesjavë i pret dueli me Real Madrid dhe vëmendjen e tyre tashmë e ka marrë ekipi spanjoll pasi sot ndaj Nice u pa një skuadër pa shumë grintë.

Messi, Neymar dhe Icardi, titullarë sot nuk bënë dot asgjë në fushë në një ndeshje që ishte e luftuar më shumë nga skuadra e Galtier dhe që me meritë në fund të saj arriti të merrte 3 pikë.

Momenti deçiziv erdhi në 88’ kur në një aksion të shpejtë, Delort arriti të shënonte duke bërë të shpërthejë stadiumi. Një fitore minimale me meritë për Nice që fluturon në vend të dytë./Ora News/.