Gjimshiti në stol, Kumbulla dhe Roma mposhtin Atalantën në “Olimpico” (Video)
Roma mori një fitore shumë të rëndësishme sot ndaj Atalantës në Serinë A. Teksa klubi roman është solidarizuar me UNICEF për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë duke nxjerr në ankand fanellat e ndeshjes, në fushë skuadra e Mourinhos bëri një paraqitje dinjitoze.
Teksa te verdhekuqtë titullar ishte Marash Kumbulla dhe duhet thënë ndër më të mirët në fushë, në krahun tjetër, Gjimshiti humbi derbin me mbrojtësin kuqezi pasi Gasperini e la në stol për të pushuar.
Sfida ishte shumë e ndezur dhe shumë e luftuar teksa në 36’, Abraham i dha avantazhin vendasve duke konkretizuar një aksion të bukur.
Në pjesën e dytë rriti presionin Atalanta dhe shumë herë ishte pranë golit të barazimit por pa ia dalë dhe në fund është Roma që merr 3 pikë që i japin të drejtë të besojnë për vendin e katërt që i çon në Champions League./Ora News/.
