E diela me shi dhe borë, ja parashikimi i motit për sot

Vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje, por pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Por vranësirat do të zhvillohen përkohësisht duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Sipas MeteoAlb, reshje dëbore do ketë në zonat malore, kryesisht në juglindje të territorit do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 - 3 ballë.