Covid-19 në vend: 102 raste të reja, 1 viktimë dhe 44 pacientë të shtruar në spitale

Një viktimë dhe 102 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur që t'i mbijetojë Covid-19 një qytetare nga Berati 74- vjeç.

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiranë me 38 raste, 8 në Fier, 5 në Berat, 4 në Vlorë, Devilnë, Sarandë, Elbasan, 3 në Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, Lushnje, Gjirokastër, 2 në Kukës, Tropojë, Kavajë, Patos, Prrenjas, 1 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Dropull, Përmet, Korç, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal.

Janë 1,570 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,083 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Mars 2022)
Raste të reja ditore          102
Të shëruar në 24 orë        125
Të shtruar në spitale         44
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                 1,429


Testime totale               1,750,981
Raste pozitive                 272,132
Raste të shëruara           267,083
Raste Aktive                       1,570
Humbje jete                         3,479

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              446
Fier                   277
Elbasan           125
Lezhë               188
Vlorë                109
Kukës              107
Berat                101
Shkodër            90
Gjirokastër       60
Korçë                43
Durrës               19
Dibër                  5