Makina humb kontrollin e del nga rruga, plagoset 74 vjeçari në Vlorë
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Zvërnec–Manastir, ku si pasojë është lënduar një person.
Policia bën me dije se automjeti tip "Fiat Panda", me drejtues shtetasin P. Sh., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi F. C., 74 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 05.03.2022, në aksin rrugor Zvërnec–Manastir, automjeti tip "Fiat Panda", me drejtues shtetasin P. Sh., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri, shtetasi F. C., 74 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
