Masakër në Devoll, gjenden të vrara në banesën e tyre nusja e vjehrra, kapet autori

Fshati Progër në Devoll është tronditur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të shtunë, ku nusja dhe vjehrra, Fatmira dhe Bukurie Bami, janë gjetur të vrara dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Ndërkohë si autor i ngjarjes është arrestuar Ali Zili, 36-vjeç, banues po në këtë fshat. Duket se një borxh i pashlyer është bërë shkak i ngjarjes së rëndë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Progër, Devoll, ku nusja e vjehrra, janë gjetur të pa jeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Viktimat mësohet se janë Fatmira Bami 60 vjeç dhe Bukurie Bami 80 vjeçe, nuse dhe vjehërr janë ekzekutuar me sende të forta në banesë. Ndërkohë mësohet se policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, 36 vjeçarin Ali Zili.

Një nga pistat që po heton policia ka të bëjë me një borxh të pakthyer nga viktimat kundrejt autorit, pas shitjes së druve. I akuzuari Ali Zili mësohet se merrej me dru zjarri, ku kohë më parë 36 vjeçari u ka shitur një sasi drush zjarri por nuk është paguar nga ana e 60 dhe 80 vjeçares.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 2 ditë më parë kishte ardhur nga Greqia vajza e 60 vjeçares. Kjo duket se ka qenë dhe arsyeja qe Zili ka shkuar në shtëpinë e të moshuarve me shpresën për të marrë borxhin.

Gjatë ekspertizës është konstatuar se dy viktimat janë gjetur të shpërfytyruara totalisht nga goditjet në fytyrë me dru zjarri. Mësohet se Zili i ka dhunuar duke i tërhequr zvarrë pasi në vendngjarje shihen flokët e shkulura të viktimave.

Pas vrasjes, ai i ka vendosur të dyja bashkë në të njëjtin vend.

Ndërkohë  ka qenë kryeplaku i fshatit Nevruz Hoxha i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë,  e cila menjëherë ka mbërritur në banesë.

Kryeplaku në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se autori është arrestuar një herë tjetër për dhunë në familje.

“Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Gjatë ditës më kanë marrë në telefon dhe me kanë treguar për ngjarjen. Menjëherë kam njoftuar policinë. Policia ka ardhur në moment. Vjehrra me nusen bashkëjetonin bashkë. Ishin familje e mirë. Nuk I dimë motivet. Ali Zili bënte dru në mal dhe I shiste.  Nuk e di nëse I ka shitur dru familjes. Ne kemi vajtur në shtëpi së bashku me policinë. Vjehrra ishte në korridor ndërsa nusja ishte brenda në dhomën ku rrinin. Ishte e gjakosur. Në oborr ishte telefonin dhe një protezë dhëmbësh. Autori është arrestuar një herë tjetër për dhunë në familje"- tha ai.

Gjergji Zili vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Progër ka mohuar faktin se viktimat i kishin mbetur borxh vëllait të tij. Lekët e druve të shitura vëllait ja ka dhënë 60 vjeçarja ështe shprehur Gjergji Zili duke rrëzuar kështu alibinë e Ali Zilit dhënë për policinë.

“Unë ka lënë shtetin të veprojë. Ka 2 ditë që është larguar nga shtëpia kam lajmëruar dhe kryeplakun. Kam lënë shtetin të marrë masa. Lekët  që nxirrte i harxhonte në klub. Pine paketën një kafe, e rëndonte xhanin me alkool. Atë e di dhe policia se nuk është hera e parë që ka pasur punë me policinë. Unë e kam denoncuar në polici disa herë dhe para 3 javësh ishte në komisariat. Kur rëndohet xhani me alkool nuk e di sa çfarë bën. I kam thënë mos e lëshoni se mund të bëjë ndonjë vrasje. 

Siç u krye vrasja. Po ta rëndonte me alkool të mos i fliste njeri. Unë kam krushqi me atë familje. Plakës i kam marrë mbesën e mbesës, unë i kam lënë shtetin.  Shteti le të marrë masa dhe të veprojë sipas ligjit.Drutë ia ka dhënë me lekë lekët ia ka dhënë me dorë. Asnjë lekë nuk i ka mbajtur.  jam shumë mirënjohës asaj familje mua më vjen rëndë ti dal para fëmijëve të saj dhe fshatarëve më vjen rëndë ti dal përpara. Kur erdhi policia isha shtrirë po bëja gjumë,. Në mëngjes unë e ndjeva se nuk ishte. Deri në orën shtatë kam kontrolluar. Nga ora 5 ia dëgjova zërin. Kur erdhi nuk më foli fare. Më tha djali po rri i menduar ky. Më rëndoi edhe situatën e pleqve se janë të dy  të sëmurë. Me mua nuk fliste. Më vjen rëndë tu dal fshatarëve dhe tu them mirëmëngjes”, tha ai.

Masakër në Devoll, gjenden të vrara në banesën e tyre

Sakaq banorët të prekur nga ngjarja, shprehen që autori duhet varur në mes të fshatit.

“E kemi fshtar, është i dhunshëm. Fshati ta var aty ku duhet vrarë. Se kemi herën e parë, Policia e Devollit e merr e lëshon, e merr e lëshon."- tha ai.

Ndërkohë pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore trupat e dy viktimave janë nxjerrë nga banesa nga ana e policisë.

Masakër në Devoll, gjenden të vrara në banesën e tyre
Policia e Korçës në postoblloqe pas ngjarjes