Nafta çmim rekord, Rama hedh topin te Ukraina dhe Rusia: Po bëhet luftë prej vërteti, tregjet në alarm
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në Facebook për rritjen e çmimit të naftës dhe të miellit në vendin tonë.
Rama i është përgjigjur komentuesit duke i thënë se kontrolli i çmimeve nuk është i mundur nga qeveria.
Ndërkohë topin për rritjen e çmimeve e ka hedhur dhe te lufta që po bëhet në Ukrainë, duke shtuar se të gjitha tregjet në Europë janë në alarm.
Komentet:
Elion Tahiri: Çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe miellit, si është e mundur qe nuk ka një kontroll për këto gjëra? S’është e drejtë të rriten çmimet në çdo sekond, duhet të keni një zgjidhje për këtë”, e pyet komentuesi.
Edi Rama: Elion Tahiri po bëhet lufte, lufte prej verteti, lufte me bomba e me viktima e me plage te jashtezakonshme, kjo po ndodh dhe po te ishte i mundur kontrolli i cmimeve nga qeveria, do e kishte ndonjë qeveri në Europë ku çmimet po rriten edhe me frikshëm se këtu, ndërkohë që këtu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikërisht sepse shteti që e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat që shiten e blihen nga privatët, po e mban me dhëmbë kur i thonë llafit pikërisht që të lehtësojë sadopak familjarët!
Që s’ështeë e drejtë kjo nuk diskutohet, po s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në të gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Europë i gazit, naftës dhe grurit, por ama nga ana tjeter s’ka se si te mos e marrim edhe ne bashke me tere te tjeret, nje pjese te barres se luftes se ukrainasve kunder nje agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mesuar me shume se nje here qe kush mbyll syte kur i vjen tjetrit lufta ne shtepine e vet, shume shpejt e ka luften ne shtepine e tij!
