Vrasja në Devoll, pista ku po heton policia, dyshohet se viktimat i kishin lekë borxh autorit

Një nga pistat që po heton policinë lidhje me vrasjen e dyfishtë në Progër të Devolli, ka të bëjë me një borxh të pakthyer nga viktimat kundrejt autorit, pas shitjes së druve.

I akuzuari Ali Zili mësohet se merrej me shitjeve e druve, ku kohë më parë 36 vjeçari u ka shitur një sasi drush zjarri dy viktimave, por nusja dhe vjehrra dyshohet se nuk i kishin dhënë lekët.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 2 ditë më parë kishte ardhur nga Greqia vajza e 60 vjeçares.

Kjo duhet se ka qenë dhe arsyeja qe Zili ka shkuar në shtëpinë e të moshuarve me shpresën për të marrë borxhin.

Duket se një borxh i pashlyer është bërë shkak i ngjarjes së rëndë.

Fatmira Bami, rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe, janë gjetur të pajeta dhe me shenja dhune rreth orës 15:15, (5 mars) në banesën e tyre. Ato kanë mbetur të vdekura si pasojë e goditjeve me sende të forta nga autori Ali Zili, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar krimin.

Ali Zili sipas policisë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Ky i fundit ka pranuar krimin, ndërkohë mësohet se ishte me precedentë të mëparshëm penalë, për dhunë dhe për vjedhje.

Vrasja në Devoll, pista ku po heton policia, dyshohet se viktimat i kishin